WESTFALEN
Malaga nuk dorëzohet
9 April, 2013 @11:55
Dy skuadrat luajtën një barazim pa gola në ndeshjen e parë të zhvilluar në La Rosaleda të Malagës. E Mario Gotze duhet të mendojë edhenjëherë për tre rastet e mëdha të humbura në ndeshjen e zhvilluar në Spanjë!
Robert Lewandowski, sulmuesi kryesor i gjermanëve, është i pushuar, pasi që luajti vetëm minutat e fundit në ndeshje ndaj Augsburgut në fundjavë.
Malaga në anën tjetër ndoshta rrezikoi Ligën e Kampionëve për stinorin tjetër me humbje ndaj Real Sociedadit, vetëm e vetëm për të pushuar për ndeshjen që mund të dërgoj në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Sikurse Jurgen Klopp, edhe Manuel Pellegrini - kanë pushuar lojtarët kryesorë. Përkundër se Malaga ka vetëm një humbje deri më tani, këtë stinor, në Ligë të Kampionëve (nga Portoja në 1/8 e finales), çdokush përveç vetë lojtraëve, e sheh të vështirë çështjen: Malaga në gjysmëfinale në stinorin debutues! Por, Roque Santa Cruz, Isco, Eliseu, etj. janë të gatshëm të shënojnë nëse u paraqietet rasti e një gol si mysafir do të jetë i tepërt për spanjollët, pasi që kanë mbrojtjen që pranon shumë pak gola.
Gjermanëve, dominimi në posedim dhe lojë nga ndeshja e parë u jep edhe më shumë krahë. Puna e djelmoshave të Manuel Pellegrinit, për të ndalur sot Robert Lewandowskin, Mario Gotzen dhe Marco Reusin do të jetë tejet e vështirë, para publikut të flaktë në Westfalen.
CHAMPIONS LEAGUE, SONTE:
20:45, Signal Iduna Park, Dortmund | Borussia Dortmund - Malaga | 0-0 (Rez. i ndeshjes së parë) | Gjyqtar kryesor: Craig A. Thomson (Skoci) |
KUOTAT E WILLIAM HILL:
1 | Dortmund - 1.40 | Barazim - 4.50 | Malaga fiton - 7.50 |