ROSSONERI
Maldini e do në Milan mesfushorin kroat
13 July, 2021 @16:55
Situata me mesfushorin turk iu doli nga dora, ngase Hakan Çalhanoglu kishte refuzuar pagën 4.5 milionë euro në sezon, ku nuk u pajtua me drejtuesit e AC Milan dhe kështu vendosi që të iu bashkohet rivalit lokal të AC Milan, klubit të Inter, që është edhe kampion aktual i Italisë.
Drejtori teknik i klubit të Milan, Paolo Maldini është në kontakte direkte me drejtuesit e CSKA Moskës, për të transferuar në Milan, mesfushorin e këtij klubi, Nikola Vlasic.
Mesfushori kroat shihet si një zëvendësues idal i Çalhanoglu në mesfushën e Milan, ku ai pritet t’i kushtojë drejtuesve “kuqezi” rreth 25 milionë euro + bonuse shtesë.
23-vjeçari është transefuar tek CSKA Moskanë vitin 2019 nga Everton, teksa në vitin 2018 ishte dërguar vetëm si huazim me të drejtë blerje nga klubi rus.
Vlasic ka shënuar 28 gola për klubin rus.