BAYERN
Mbaron stinori për Kroosin
3 April, 2013 @12:33
Toni Kroos i cili ra në tokë në minutën e 14-të të çerekfinales ndaj Juventusit, është njoftar të ketë lëndim më të rëndë sesa që u parashikua në fillim.
Sipas mjekut të klubit, Hans-Wilhelm Moller-Wohlfahrt, lëndimi i tij do ta lë atë jashtë fushave të blerta deri në fund të këtij stinori, pasi që këputja një muskul është më e thellë dhe atij do t’i duhen gjashtë deri në tetë javë efektive për shërim.
Kroos ka shënuar nëntë gola në të gjitha garat për Bayernin këtë stinor. Bayerni gati e ka siguruar titullin e kampionit në Gjermani këtë stinor, derisa në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, mbrëmë mposhtën Juventusin në ndeshjen e parë 2-0.