KD I UEFA-së
Më 21 nëntor vendoset për dënimin ndaj Kosovës
18 October, 2019 @11:09
UEFA ka bërë të ditur se ka futur në procedurë disiplinore FFK-në dhe FSCG-në (Federata e Futbollit të Malit të Zi) për shkak të ngjarjeve në përballjen kualifikuese mes dy vendeve.
Kosova e fitoi ndeshjen 2-0 dhe mbajti gjallë shpresat për kualifikim, ndërsa UEFA ka bërë të ditur se më 21 nëntor do të mirret vendimi për:
-Procedurë disiplinore ndaj FFK-së për shkak të hudhjes së një gjësendi (art. 16. 2. dr.)
-Procedurë disiplinore ndaj FSCG-së për shkak të hudhjes së gjësendeve (art. 16. 2. dr.)
-Procedurë disiplinore ndaj FSCG-së për shkak të trazirave në tribuna (art. 16. 2. dr.).