NGA KOMISIONI
Dënohet Zhdrella dhe KF Llapi
17 October, 2019 @16:04
Mesfushori më me përvojë në Superligën e Kosovës, Mentor Zhdrella, është dënuar me tri ndeshje moslojë nga KD i FFK-së, pas incidentit në ndeshjen Llapi-Ferizaji të zhvilluar në Podujevë.
Llapi ishte mposhtur befasisht nga Ferizaji në përballjen e xhiros së nëntë, 2-4, ndërsa Zhdrella u dënua për shkak të kartonit të kuq direkt, që kishte ardhur pas goditjes së lojtarit kundërshtar.
Njëjtë, edhe KF Llapi është dënuar me dy ndeshje lojë në Zahir Pajaziti pa prezencën e spektatorëve, pasi që KG kishte regjistruar hyrjen e civilëve në fushë pas përfundimit të pjesës së paër duke vrapuar drejt zhveshtoreve.
Kështu, me gjithë fuqinë që ka si ekip, pa Zhdrellën dhe pa tifozët vendas, Llapi do të jetë i hendikepuar në ndeshjet e fundit të stinorit vjeshtor në Superligë.
Aktualisht, ekipi është i katërti në klasifikim me 17 pikë nga 9 xhiro, ndërsa synon dalje në gara evropiane në fund të këtij edicioni.