PSG 2-1 LILLE

Messi del, DiMaria shpërthen, PSG përmbys kampionin në 16-minuta
29 October, 2021 @23:08
PSG nuk e nisi mirë ndeshjen ndaj Lille, ndërsa pas gjysmë ore lojë veçse panë veten në disavantazh, kur turku Burak Yilmaz asistoi për kanadezin David, që shënoi për 0-1.
Mauricio Pochettino u desh të largojë Leo Messin pas 45-minutave lojë, ndërsa PSG u këndell me ndezjen e Angel Di Marias, që së pari asistoi për Marquinhos dhe më pas pranoi top nga Neymari për fitoren 2-1 [Marquinhos 74, DiMaria 88 - Jonathan David 31]. Por krejt kjo, pas pesë paradave maestrale të Gigi Donnarummas në portë, që mbajti parisienët në lojë.
Fitorja mban PSG-në 10 pikë para Lensit (një ndeshje më pak) në krye të renditjes tabelare.