Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FA

Mourinho në disciplinore

Foto: Reuters/ BBC Sport

Mourinho në disciplinore


26 October, 2015 @22:12

Trajneri portugez i Chelseat, Jose Mourinho, është futur në procedurë disciplinore për shkak të sjelljes së pahijshme në përballjen e fundit të ekipit të tij, ndaj ëest Hamit në fundjavën që e lëmë pas. 

Mourinho u dërgua në tribuna pasi që kishte shkuar të bisedojë me referin e ndeshjes Jon Moss në zhveshtore gjatë pushimit 15 minutësh mes pjesëve të shtunën në Boleyn Ground

Chelsea do të gjobitet me 25 mijë funta nga Federata e Futbollit Anglez (FA) për shkak se së paku 5 lojtarë të saj u ndëshkuan me kartonë në disfatë ndaj çekanëve. 

Përveç dy kartonëve të verdhë që i morri Nemanja Matic, në këtë ndeshje u zverdhën edhe Cesar Azpilicueta, Willian, Cesc Fabregas, John Obi Mikel dhe Diego Costa

Edhe ndihmësi i Mourinhos Silvino Louro është vënë në procedurë disciplinore për shkak të sjelljeve të tij në ndeshje. 

Klubi i Chelseat gjithashtu do të mirret në pyetje për shkak se Mourinho nuk është paraqitur në konferencën e obligueshme për shtyp pas ndeshjes. 

Chelsea është duke kaluar momente jo të mira në Premier League, derisa ka regjistruar 5 humbje në 10 xhirot e para të stinorit. Skuadra nga Stamford Bridge është kampion aktual i Anglisë.

TABELA AKTUALE

Mediat në ishull sot kanë përfolur mundësinë për largimin e portugezit nga detyra, nëse mposhtet në fundjavën që vjen nga Liverpool.


 
Të gjitha lajmet nga