KUPA E KOSOVËS
Munishi: Jemi skuadra më e përgatitur në Superligë
19 February, 2017 @15:35
Pas eliminimit nga Besa, për Supersport foli Ismet Munishi, kryetrajneri i Dritës.
“Ishim në disavantazh dhe duhet t’i kryeja zëvendësimet. Ato rezoltuan të suksesshme sepse ne barazuam, mirëpo kush e mendonte se do t’i pësonim dy lëndime.
Më shumë më dhimben dy lojtarët e lënduar sesa humbja që e pësuam. Besa me plot meritë shkon tutje, kurse ne duhet të punojmë me ndërprerjet. 2 gola nga ndërprerjet në një ndeshje janë shumë.
Jam i kënaqur me vrapimin e lojtarëve, edhe kur mbetem me 9 lojtarë, dhe mund të them që jemi skuadra më e përgatitur në Superligë. Të tjerët mund të shkojnë në Antalya, por unë atje kam qenë para 20 viteve dhe e di si funksionojnë këto gjëra. Neve na pëlqen Shqipëria, shkuam atje dhe jemi skuadra më e përgatitur fizikisht.” - ishin fjalët e Ismet Munishit.