TV TALK

Pamje nga arkivi
Munishi: Kam pasur bisedime me Vushtrrinë
21 February, 2021 @23:34
Trajneri i futbollit, Ismet Munishi, ka bërë të ditur në emisionin sportiv Ekipi A që ka pasur bisedime dhe interesim nga klubi i Vushtrrisë.
Derisa ekipi është duke kaluar ditë të vështira në Ligë të Parë A të Kosovës, Munishi ka bërë të ditur përgjatë emisionit se ekipi ka bërë përzgjedhjen e duhur me trajnerin aktual Fahredin Duraku.
Kujtojmë, Munishi kishte bërë vite më parë Vushtrrinë kampione të Kosovës, për herë të parë në histori të këtij klubi.
Ai deri në fund të vitit të kaluar ka qenë trajner i Ballkanit të Suharekës, derisa u nda me ekipin para pjesës pranverore të stinorit.