VEDAT MURIQI
Muriqi ia mohon fitoren Fenerbahçes
18 January, 2017 @19:50
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, ia ka mohuar fitoren gjigantit turk, Fenerbahçes, në ndeshjen e Kupës së Turqisë.
Muriqi ka shënuar golin e dytë të skuadrën në minutën 83’, për ta barazuar rezultatin në 2-2, që ishte edhe rezultati final i këtij takimi.
Fenerbahçe kishte epërsinë dy herë në ndeshje, derisa që nga minuta 26’ luajti me një lojtar më pak.
Muriqi e filloi ndeshjen nga banka rezerve, kurse në lojë u fut në fillim të pjesës së dytë.
Skuadra e Muriqit me këtë rezultat e siguroi kualifikimin tutje si lider i grupit, duke e lënë pas Fenerbahçen, që po ashtu e ka siguruar kualifikimin.