VEDAT MURIQI
Muriqi mund të kthehet te Fenerbahçe
24 March, 2021 @10:47
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, mund të kthehet përsëri te Fenerbahçe.
Lajmin e bëri të ditur portali La Lazio Simao Noi, derisa është thënë se Feneri është në përpjekje për ta rikthyer sulmuesin kosovar.
Vedati nuk po kalon formë të mirë te skuadra italiane, derisa Lazio nëse nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, atëherë dëshiron t’i largojë lojtarët me paga të larta.
Në krye të listës do të jetë Vedat Muriqi, kurse forma jo e mirë e sulmit të Fenerbahçes, ka bërë të kthehet shënjestra te ish-lojtari i tyre.
Vedati ishte transferuar te Lazio për 20 milionë euro, kurse deri më tani ka shënuar 2 gola në të gjitha garat në 25 ndeshjet e luajtura.