PRIZREN
Qendërsulmuesi i A&N kryen operimin me sukses
24 March, 2021 @8:54
Përmes një njoftimi të lëshuar në mëngjesin e sotëm, klubi prizrenas nga Liga e Parë A e Kosovës, A&N ka bërë të ditur se qendërsulmuesi i skuadrës është operuar me sukses.
Leo Gashi ka kaluar me sukses operimin, ka bërë të ditur njoftimi, pas lëndimit që e kishte.
“Ju njoftojmë që njëri ndër futbollistët kryesorë te klubit, qendersulmuesi Leo Gashi, me sukses përfundoi operimin pas lëndimit të pësuar. Stafi i klubit i dëshiron shërim dhe rikthim sa më të shpejtë ne fushën e blertë për të vazhduar misionin tonë të përbashkët në kampionatin 2021/2022,” ka shkruar njoftimi i klubit.
A&N është duke kaluar stinorin debutues në Ligë të Parë të Kosovës në futboll. Ekipi përgjatë fazës së pushimit në janar bëri përforcime dhe përgatitje për të synuar Superligën, por rezultatet në fushë dolën ndryshe me të nisur pjesa e dytë e stinorit — që i lë ata larg udhëheqësve të ligës.