SPANJA
Në dorë të Luis Enriques
9 July, 2018 @14:26
Menjëherë pas emërimit të drejtorit sportiv, Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) ka bërë të ditur edhe selektorin e ri të saj.
Ai është ish trajneri i Barcelonës dhe Romës, Luis Enrique. Trajneri 48 vjeç do të merr detyrën nga Fernando Hierro, që kishte lënë detyrën e drejtorit sportiv të reprezentacionit për tu bërë selektor në “Rusia 2018”.
Menjëherë pas eliminimit nga Rusia në të tetën e finales, Hierro kishte dhënë dorëheqje nga posti i tij si selektor.
Luis Enrique prej se la Barcelonën në qershor të vitit të kaluar, nuk ka qenë duke punuar diku tjetër.