Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

10përVikend

Në vend të përrallës për natë të mirë!

Stadiumi Old Trafford, arenë e një betejë shumë të rëndësishme në Premier League këtë javë

Në vend të përrallës për natë të mirë!


Shkruan: Luan Morina

29 April, 2016 @16:16

1. Manchester Utd – Leicester City (e diel, ora 3e5)

Të dielën në ‘Teatrin e ëndrrave’ mund të shkruhet epilogu i tregimit më të bukur në futbollin modern – periudhën e parave. Nëse ndodh kjo (shumica e futbolldashësve shpresojnë), do të jetë një tregim që do t’i tregojmë nipave e mbesave. Urojmë që mos të jetë i fundit. Edhe s’do të kishte mënyrë më të mirë se sa të ndodhte në Old Trafford kundër ekipit më të pasur në botë që mbetet 14 pikë mbrapa një ekipi që ka zemër më të madhe se filozofia e djajve.

2. Chelsea – Tottenham (e hënë, ora 9)

Në rast se shkruhet historia të dielën, e hëna do të jetë sa për sy e faqe. Por, megjithatë është një betejën e ngjashme me atë të Old Traffordit – një ekip pa zemër e pa filozofi kundër një ekipi me talentë, strateg dhe zemër më të madhe futbolli. Keq që Tottenham po mbetet në hije të suksesit të Leicesterit (së paku për momentin pasi titulli nuk është i vendosur akoma), por ajo çfarë ka bërë Poch me prurjen e grumbullit të dytë të talentëve pas gabimeve të periudhës post-Bale, tregon edhe një herë që futbolli në Ishull luhet me zemër më shumë se me para. Më së shumti nga ky sukses i Tottenham po fiton kombëtarja angleze, e cila megjithatë sa të ketë Roy Hodgsonin bën mirë të shuaj shpresat për ndonjë sukses.

3. Southampton – Manchester City (e diel, ora 5e30)

Ronald Koeman është hapave të Poch. Qysh në sezonin e parë ka bërë gjëra të mrekullueshme me Saints. Me shkarkime të mençura në verë – Mane, Wanyama, Tadic; e prurje të duhura në mbrojtje sidomos, Koeman mund të shndërroj Saints në pretendent më gjeneral duke konkurruar të mëdhenjtë edhe në renditje, jo vetëm në fushë. Ndërkohë City s’do të mund të bëhej më pak merak për këtë ndeshje. E kam përmendur edhe më parë, qëllimi i Pellegrinit është suksesi në Champions, që nuk është bash mision i pamundur. Vetëm ju nevojitet Yaya.

4. Bayern – Monchengladbach (e shtunë, ora 3e30)

Tre tituj me këtë Bayern do të fitonte edhe Paolo DiCanio e Lothar Matheus. Fitorja eventuale që do të kurorëzonte titullin e më të mirit në Gjermani nuk ka asnjë rëndësi të vetme. Kanë ekip të mirë, por Guardiola bën shumë eksperimente me ekip dhe nganjëherë dinë të dështojnë këto eksperimente. Monchengladbach nuk ka ekip për Champions. Ka talentë, por talentët nuk mjaftojnë për fazën eliminatore. Motivimi dhe loja e bukur nuk mungojnë, e këto do të mjaftojnë për një paraqitje të mirë të mysafirëve.

5. Leverkusen – Hertha (e shtunë, ora 6e30)

Derbi i javës në Bundesligë. Farmaceutët kanë gjetur veten pas përfundimit të angazhimit në Evropë. Janë duke bërë atë që ka qenë imperativ nga ta. Me një ekip më të gjerë, do të mund të përballonin edhe Evropën edhe Bundesligën. Ndërkohë Hertha nuk është ekip për Champions. Është një Lazio gjerman që vetëm të humb një pozitë nga një ekip që do të mund të konkurronte. Nuk besoj se mund të sjellin lojtarë të aftë për të luftuar në dy frone dhe më thjesht Gjermania do të humbiste në renditjen e UEFA-s, ngjashëm si Hertha në kampionatin e ardhshëm kombëtar. Kjo s’do të duhej të pengonte një ndeshje me shumë gola.

6. Dortmund – Wolfsburg (e shtunë, ora 3e30)

Wolfsburgu ka dështuar keq këtë sezon. Kam pritur të ndodh kjo (diçka që do të ndodh edhe me Herthën sezonin e ardhshëm) pasi nuk kanë ekip aq të gjerë për të luftuar në dy frone. Tekefundit Bundesliga nuk është La Liga e as Frankfurt nuk është Getafe. Dortmundi ka nisur të përgatitet për sezonin e ardhshëm. Kanë marrë Aubameyang 2.0 nga Franca, po kumtojnë largimin e Hummelsit (mjerë ta nëse mbeten vetëm me Sokratisin). Me një fjalë janë duke u konsoliduar për sezonin e ardhshëm. Ngjashëm duhet të ndodh edhe me ujqit që nuk kanë shanse për Champions, e Europa League nuk ja vlen!

7. Lazio – Inter (e diel, ora 15n9)

Kanë qenë dy budallenj! Kanë pasur ekipe që kanë dominuar në Serie A! Tashti ju kanë humbur edhe atë hije që kanë pasur këto dy ekipe. Derisa Thohir blen mbetje të Galatasarayit dhe shkon pas emrave që i lyp Milani, Lazio as nuk blen e as nuk di ka të shkoj. Këto janë pjesë e turpit të futbollit italian. Para disa viteve, kjo përballje do të ishte njëri nga derbit në Evropë. Tash me zor futet në Top10 ndeshjet e fundjavës në Evropë. Është mëkat që Lazio dhe Inter nuk kanë për çka të luftojnë tri xhiro para fundit. Njëra është e ngujuar në Europa League, tjetra mbetet mbrapa ekipeve si Sassuolo, Chievo, e Milani. Derbi veç në letër!

8. Sociedad – Real Madrid (e shtunë, ora 4)

Dhe këtu përfundon sezoni i Realit! Sociedadi pas Barcelonës e ka radhën të ndal edhe Realin. Ekipi i Zidane është tepër i ri për të fituar diçka këtë sezon. Gjithashtu është koha madrilenët të kuptojnë që pa Cristianon nuk kanë të gjallë. Mendoj që do të humbin në San Sebastian për të shuar shpresat për titull kombëtar, para se të mënjanohen në Bernabeu nga City. Çka është më e keqja, menjëherë në mbrëmje do të mund të humbiste edhe Barcelona, sa për të ndezur fansat e Realit, diçka që ka ditur të ndodh shpesh këtë sezon. Por, mund të jetë edhe një fitore e thellë, sidomos nëse Bale din të mbyll aksionet më mirë se në mesjavë.

9. Porto – Sporting (e shtunë, ora 7e30)

Do të doja të shihja Juan Jesusin të fitonte diçka. Së paku një herë në jetë. Njeriu më i pafat në futbollin portugez – ndoshta edhe në Evropë, assesi s’po arrin të fitoj diçka. Këtë vit e meritojnë të fitojnë kampionatin portugez. Ka bërë punë të mira me një ekip jo në nivelin e Portos dhe Benficës. Megjithatë mënjanimi nga Europa League ka qenë i hershëm. Edhe Porto nuk ka qenë shumë e mençur në blerjet verore – Imbula etj. Këto ekipe janë ndër më të mirat në Evropë, së paku tek eksporti, por, këtë sezon nuk kanë qenë aty. Gjithashtu, ndeshjet derbi në kampionatin portugez këtë sezon nuk kanë dhuruar shumë gola e aksione.

10. Milan – Frosinone (e diel, ora 3)

Frosinone ka bërë një hap fals ndaj Palermos. Një ekip me president si Zamparini që ndërron 13 trajnera brenda sezonit nuk meriton të jetë pjesë e Serie A. Për atë edhe kanë rënë aty ku janë. Megjithatë përballja kundër kuqezinjve do të jetë më lehtë se ndaj Palermos. Po të kishte ekipe si Milani, me kryesi sikur të Milanit (që as Zamparini nuk ua kalon – ky së paku ka talente në ekip), Verona, Carpi, e Frosinone do të luftonin për një vend në Europa League. Humbja e Frosinones do të ishte befasia e javës për mua. Një pikë është minimumi që guxojnë të marrin mysafirët nga fantazmat e San Siros!

TABELA AKTUALE NË PREMIER LEAGUE
TABELA AKTUALE NË LA LIGA
TABELA AKTUALE NË SERIE A
TABELA AKTUALE NË BUNDESLIGA
TABELA AKTUALE NË LIGUE 1


SIPAS EL MUNDOS

Barça pas Hysajt

Serie A/La Liga/Sportistë shqiptarë në botë

Barça pas Hysajt

29/04/16 @ 15:56

MILIONERI

Super bonuset e Ranierit

Champions League/Premier League

Super bonuset e Ranierit

29/04/16 @ 13:45

CRISTIANO RONALDO

As në Bernabeu

Champions League/La Liga

As në Bernabeu

29/04/16 @ 07:57

GERARD PIQUE

Stinori pa titull është dështim

La Liga

Stinori pa titull është dështim

29/04/16 @ 07:46

KOMISIONI DISCIPLINOR

Simeone suspendohet deri në fund të stinorit

La Liga

Simeone suspendohet deri në fund të stinorit

29/04/16 @ 07:28

SHAKHTAR - SEVILLA

Barazim me gola në duelin e parë

Europa League

Barazim me gola në duelin e parë

28/04/16 @ 23:04

VILLAREAL

Fitore në minutat shtesë

Europa League

Fitore në minutat shtesë

28/04/16 @ 22:59

GAME 5: PEJA - YLLI

Ylli fiton ndeshjen vendimtare në “Karagaç”, arrin finalen!

FBK Superliga

Ylli fiton ndeshjen vendimtare në “Karagaç”, arrin finalen!

04/05/24 @ 20:54

DRENICA - SUHAREKA

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!

FFK Liga e parë

HISTORIKE: Suhareka në Superligë!

04/05/24 @ 17:15

FLAMURTARI - FERIZAJ

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!

FFK Liga e parë

Ferizaj siguron zyrtarisht Superligën!

04/05/24 @ 17:01

CHAMPIONSHIP

Ipswich Town ngjitet në Premier League!

Premier League

Ipswich Town ngjitet në Premier League!

04/05/24 @ 15:24

NGA INFORMATORI NR. 35

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!

FBK Superliga

Asnjë dënim nga ndeshja e katërt e serisë, Ylli-Peja!

02/05/24 @ 19:28

REFUZOHET LICENSIMI I DUKAGJINIT!

FFK: 6 klube të Superligë dhe 1 e elitës së femrave licensohen për gara evropiane

FFK Superliga

FFK: 6 klube të Superligë dhe 1 e elitës së femrave licensohen për gara evropiane

02/05/24 @ 15:26

BEFASISHT, NDAHEN!

Tre xhiro para fundit të stinorit, Struga ndërpren bashkëpunimin me trajnerin!

International/Sportistë shqiptarë në botë

Tre xhiro para fundit të stinorit, Struga ndërpren bashkëpunimin me trajnerin!

02/05/24 @ 11:45

VIDEO

Playoff highlights: Ylli-Peja (4)

FBK Superliga

Playoff highlights: Ylli-Peja (4)

01/05/24 @ 23:45

NË WESTFALENIN E STËRMBUSHUR

Momenti mjeshtëror i Füllkrugut vendos, Dortmund mposht Parisin

Champions League

Momenti mjeshtëror i Füllkrugut vendos, Dortmund mposht Parisin

01/05/24 @ 23:07

MË I MIRI I NDESHJES

Justin Davis — MVP i Ylli-Peja (4)

FBK Superliga

Justin Davis — MVP i Ylli-Peja (4)

01/05/24 @ 22:01


 
Të gjitha lajmet nga