HOFFENHEIM - LYON
Nga goleada në Gjermani, përfiton City
23 October, 2018 @22:56
Lideri i derisontëm i Grupit F të Ligës së Kampionëve, Lyon ka barazuar sonte ndaj Hoffenheimit si mysafir në goleadën frankogjermane që përfundoi me barazim.
Ndeshja ka shënuar dy rikthime të mëdha, derisa në fund, në minutat shtesë të lojës Hoffenheim ka shpëtuar nga humbja duke barazuar 3-3.
Traore (26’) i kishte dhënë epërsinë Lyonit 0-1. Më pas kroati Kramaric ka shënuar dy herë për vendasit për 2-1 (32’, 47’). Pas kësaj Lyon nis dominimin dhe Ndombele (59’) e Depay (67’) rikthejnë epërsinë në 2-3.
Kur mysafirët menduan se e fituan ndeshjen, Joelinton shënoi për 3-3 (90’+2). E derisa këto dy skuadra ndanë pikët, Manchester City në duelin tjetër të grupit mposhti Shakhtarin 0-3 (D. Silva 30’, Laporte 35’ dhe B. Silva 70’) për të marrë kryesimin e grupit.