Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NË MITROVICË

Nikli me tre pikë në Mitrovicë

Nikli me tre pikë në Mitrovicë


28 September, 2016 @16:59

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli, është këndellur pas humbjes së fundit në shtëpi përballë Prishtinës.

Skuadra e Afrim Tovërlanit ka fituar me rezultat minimal 1-0, duke e mposhtur Trepçën, e cila mbetet skuadra e vetme pa fitore në Superligës.

Fitorja e Niklit erdhi me autogolin e shënuar nga Kujtim Kutllovci në minutën 28’.

Në pjesën e dytë të ndeshjes skuadrat kishin raste të mira shënimi, madje Enis Zabërxha i Trepçës dhe Mendurim Hoti i Feronikelit e goditën shtyllën, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

TABELA AKTUALE

Kjo është fitorja e katërt e Feronikelit për këtë stinor, i cili tani ka 12 pikë, kurse Trepça mbetet me vetëm tre pikë.

Javën e ardhshme Feronikeli e pret në shtëpi Dritën e Gjilanit, derisa Trepça do të jetë mysafire e Ferizajit.


 
Të gjitha lajmet nga