UKRAINA 2-1 MAQEDONIA VERIORE
Pas 6 humbjeve radhazi, Ukraina arrin fitore në EURO
17 June, 2021 @16:57
Futbollistët e Ukrainës kanë arritur të kthejnë shijen e fitores në kombëtaren e tyre, pas 6 ndeshjeve të zhvilluara në Kampionate Evropiane.
Me fitoren minimale 2-1 ndaj Maqedonisë Veriore, të përzgjedhurit e Andriy Shevchenkos i kanë kthyer gëzimin vendit të tyre dhe tashmë mund të shpresojnë edhe për kualifikim në të tetën e finales së EURO 2020.
Dyshja e dalluar e ekipit, Andriy Yarmolenko dhe Roman Yaremchuk kanë shënuar brenda 5 minutave në pjesë të parë për t’i dhënë fitoren ekipit të tyre, ndërsa Ezgjan Alioski ka zbutur epërsinë në pjesë të dytë për përfundimtaren 2-1 [Yarmolenko 29, Yaremchuk 34 - Alioski 57].
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Në fakt, Ukraina pati edhe një penallti 6 minuta para fundit të kohës së rregullt të ndeshjes, por goditja e Ruslan Malinovskyt nga pika e bardhë u ndal nga portieri maqedonas Stole Dimitrievski, që çoi deri në fund shpresat e verimaqedonasve për të nxjerrë pikën e parë dhe historike në EURO, gjë që nuk u arrit në fund.
Në xhiron e fundit, Ukraina do të kërkojë fitore ndaj Austrisë, derisa Maqedonia Veriore pas dy ndeshjeve me gol të shënuar në debutimin e tyre në një Kampionat Evropian, do të tentojë të nxjerrë pikën e parë, e ndoshta edhe tri - por kundërshtari është Holanda.