NË VLORË
Pas disfatës nga Skënderbeu, dorëhiqet trajneri
19 April, 2018 @7:40
Trajneri i ekipit të Flamurtarit, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, pas disfatës së djeshme të pësuar nga Skënderbeu, që la kuqezinjtë e Vlorës, pa finale të Kupës!
“Me keqardhje marr një vendim të pakthyeshëm. Ishte mundësi e fundit për kthesë. Nuk do të jem më trajner i Flamurtarit, duke pasur parasysh ndeshjet e fundit, por edhe eliminimin nga Kupa,” ka thënë ndër të tjera Shpëtim Duro.