ISA SADRIU
S’do të ishte befasi po të arrinim
18 April, 2018 @21:59
Trajneri i Vushtrrisë, Isa Sadriu, në deklaratën e tij pas ndeshjes gjysmëfinale ndaj Prishtinës ka thënë se po të arrinte ekipi i tij në finale, nuk do të ishte befasi.
Kjo, pasi që loja që e kanë treguar lojtarët e tij, nuk ka dalluar shumë nga ajo e Prishtinës dhe ekipi i tij ka dhënë maksimumin sot.
“Me mençuri ditëm të menaxhojmë që mos të pësojmë gol, por eventualisht të bënim rastin për gol, çka e bëmë shumë me kohë, por aq pat fuqi ky ekip që të jepte edhe një tjetër apo mos të pranonte gol gjatë vazhdimeve. Ky ekip dha maksimumin dhe ma merr mendja që s’do të ishte befasi të shkonte në finale, sepse e patë edhe vetë që Prishtina nuk ishte në aq nivel të lartë se ne që ta meritonte bindshëm të shkon në finale,” ka thënë Sadriu pas ndeshjes për faqen zyrtare të Prishtinës.
Vushtrria u eliminua pas vazhdimeve sot, ndërsa është duke kërkuar edhe biletën për Superligë nga Liga e Parë këtë stinor.