MIREL JOSA
Nuk ka favorit në finale
18 April, 2018 @21:51
Pas kualifikimit të ekipit në finale të Kupës së Kosovës, Mirel Josa, trajner i Prishtinës ka thënë se nuk ka favorit në finale të Kupës.
“Asnjë lloj komenti nuk kam për finalen me Vëllaznimin, sepse çdo skuadër që del në finale e meriton që ka dalë deri në finale. Në finale nuk ka favorit. E kemi parasysh se nuk duhet të kapem me skuadrën e Vëllaznimit e cila është një skuadër e riorganizuar mirë, e cila luan futboll mirë, megjithatë do të shohim deri atëherë ka kohë deri sa të shkojmë në finalen e 27 majit. Kemi kampionatin, varet edhe nga gjendja psikologjike dhe nga renditja që skuadra ka përfunduar dhe nuk do të thotë që kanë dalë dy skuadra, që për mua nuk ndryshojnë shumë në nivel dhe që duhet të fitoj skuadra që është favorite. Nuk ka favorit në finale,” ka thënë Josa për faqen zyrtare të ekipit bardhekaltër.
Prishtina kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Vushtrrisë 1-0. Sot Vushtrria fitoi 1-0 dhe ndeshja shkoi në vazhdime, ku Basit Khalid me golin e tij, barazoi rezultatin në 1-1 dhe u siguroi bardhekaltërve finalen.