Përfundon europianin
3 July, 2016 @18:18
Sulmuesi i Gjermanisë, Mario Gomez, që dje u desht të lë çerekfinalen ndaj Italisë për shkak të një lëndimi të pësuar, sot është raportuar se ka përfunduar europianin për shkak të lëndimit në fjalë, në kofshë.
Gomez 31 vjeçar pas stinorit tejet impresionues që kishte në Superligën turke me Besiktasin, ku u shpallë kampion, fitoi besimin e përzgjedhësit të Gjermanisë, Joachim Low dhe u rikthye në përfaqësuese.
Sulmuesi në fjalë ka shënuar 2 gola për Gjermaninë në europian.