PRISHTINA 0-1 LLAPI

Fotot: KFLlapi/fb
Plaku fluturimthi prish debutimin e Sokolit
13 September, 2019 @20:54
Sulmuesi me përvojë i Shqipërisë, ish-anëtari i kombëtares, Sebino Plaku, me një gol të shënuar fluturimthi me kokë në pjesë të parë të ndeshjes, ia ka shkaktuar humbjen e dytë të stinorit Prishtinës sot. Ai u asistua bukur nga Benjamin Emini.
Llapi i Tahir Batatinës ka mposhtur kryeqytetasit, që hynë në ndeshje me trajnerin e ri, të rikthyerin, Bylbyl Sokoli, me rezultat minimal 0-1 në “Fadil Vokrri”.
Raste në lojë ka pasur për të dyja palët, por llapjanët me konkretizimin e tyre nga Plaku kanë marrë krejt pikët nga ndeshja për tu ngritur në pozitë të dytë të klasifikimit me fitore.
Prishtina me humbje mbetet në zonën e rrezikshme të Superligës, me një pikë të vetme nga tre ndeshjet e para të stinorit.
Në xhiron që vjen, Prishtina është mysafire e ‘89-shit në Mitrovicë, ndërsa Llapi pret Dritën në derbi.
i:
PRISHTINA: Visar Bekaj; Armend Thaqi, Labinot Ibrahimi, Leotrim Bekteshi, Denis Haliti; Diar Miftaraj, Arton Hila, Endrit Krasniqi, Meriton Korenica, Gauthier Mankenda; Ahmed Januzi. TRAJNER: Bylbyl Sokoli. LLAPI: Bledar Hajdini; Senad Husic, Elvis Prençi, Armin Mujkic; Arbnor Ramadani, Mentor Zhdrella, Mërgim Pefqeli, Remzifaik Selmani; Sebino Plaku. TRAJNER: Tahir Batatina. |