GJENDJE EMERGJENTE
Plisat ftojnë për ndihmë Shqipërisë deri në ora 15:00
26 November, 2019 @12:10
Tifogrupi i klubeve të Prishtinës dhe kombëtares shqiptare, Plisat, përmes një komunikate në llogarinë e tyre në Facebook ka bërë të ditur se është duke grumbullar veshmbathje dhe ushqim për familjet në nevojë, pas termetit që goditi Shqipërinë.
Pika e grumbullimit është në FanClub Plisat te Sheshi Zahir Pajaziti, ndërsa nisja prej aty drejt Shqipërisë bëhet në ora 15:00.
“Tash është koha që të veprojmë. Ju bëjmë thirrje të gjithë Plisave dhe qytetarëve të Prishtinës që të bashkangjiten në aksionin tonë për t’i ndihmuar të prekurit nga tragjedia në Shqipëri. Plisat po grumbullojnë ushqim dhe veshmbathje për familjet në nevojë dhe të njejtat do të nisen sot në ora 15:00 për në Shqipëri. Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkangjiteni duke sjellur ushqim, batanije e veshmbathje, aq sa keni mundësi. Pika e grumbullimit është në Fan Club Plisat, në sheshin Zahir Pajaziti. Një ndihmë e vogël nga ti këtu, është tepër e madhe për një shqiptar atje. Jemi të njejtë, jemi të bashkuar, jemi të goditur të gjithë, prandaj të veprojmë së bashku!” - është njoftimi i plotë i Plisave.