WADA
Nikoqirllëku rus në rrezik, pas rekomandimeve të komisionit anti-doping
25 November, 2019 @23:52
Komisioni anti-doping (Wada) ka rekomanduar që Rusia të ndalohet të jetë nikoqire e ngjarjeve të mëdha sportive për katër vitet e ardhshme.
Kjo vë në rrezik nikoqirllëkun rus për ndeshjet e EURO 2020, të parapara më parë, pasi që dihet se Kampionati Evropiani i radhës do të mbahet në qytete të ndryshme të kontinentit.
Shën Petersburgu, qyteti i dytë më i madh në Rusi, është njëri nga nikoqirët e EURO 2020, që është paraparë t’i ketë ndeshjet e fazës grupore dhe një çerekfinale.
Komiteti Ekzekutiv i Wadas do të merr parasysh rekomandimet dhe vendimin përfundimtar do ta jep më 9 dhjetor 2010 në Paris, bën të ditur BBC sonte.
Komisioni anti-doping ka bërë të ditur se ka probleme serioze në çasje të të dhënave në Moskë sa i përket mjekësisë ligjore, mosrespektimit të kërkesave të tyre, etj.