DISIPLINA E UEFA-së
Kosovës 5, Malit të Zi 15 mijë euro dënim nga UEFA
26 November, 2019 @0:04
UEFA ka publikuar ditë më parë dënimet për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe atë të Malit të Zi (FSCG), pas inicimit të Procedurës Disiplinore nga përballja Kosova - Mali i Zi e zhvilluar në Prishtinë.
FFK është dënuar për shkak të hudhjes së një gjësendi në fushë nga ana e tifozëve vendas me 5 mijë euro.
Ndërsa FSCG është dënuar me 15 mijë euro për shkak të hudhjes së gjësendeve nga ana e tifozëve të tyre si dhe shkaktimit të trazirave në publik, nga ana e tifozëve të tyre.
As Kosova e as Mali i Zi nuk kanë arritur të sigurojnë kualifikimin direkt për në EURO 2020 nga Grupi A, ku Anglia shkoi si lidere, ndërsa si ndjekëse e saj Çekia. Kosova përfundoi e treta në grup.