NEROAZZURI
Po ndodh… Eriksen te Interi
23 January, 2020 @21:47
E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport para pak çastesh ka bërë të ditur se ka përfunduar video-konferenca mes zyrtarëve të Interit dhe Tottenhamit për të kompletuar transferimin e mesfushorit danez Christian Eriksen.
Sipas asaj që pohon La Gazzetta..., ka mbetur të arrihet ujdia vetëm rreth shumës së transferit, derisa me Eriksenin 27 vjeç gjithçka ka përfunduar.
Danezi do të merr 7.5 milionë euro për stinor, ndërsa kontrata e tij do të jetë deri në vitin 2024.
Në anën tjetër, përfolet se Inter i ka ofruar Tottenhamit 15 milionë euro dëmshpërblim për Eriksenin, si dhe 5 milionë euro tjera, si bonuse.