ABDUL BASHIRU

TOPSPORTI/ DS
Prishtina ndahet me mbrojtësin Bashiru
14 July, 2019 @16:45
Skuadra e Prishtinës ka ndarë rrugët me futbollistin ganez, Abdul Bashiru.
Ekipi bardhekaltër, nënkampion i Kosovës, ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar në faqen e klubit se me marrëveshje i është ndërprerë kontrata lojtarit që luante në anë të majtë të mbrojtjes.
Bashiru 27 vjeç ka regjistruar 71 paraqitje për Prishtinën sa ishte pjesë e saj, duke regjistruar edhe një asistim. Ai ka fituar Kupën e Kosovës me bardhekaltërit.