EKIPET SHQIPE NË EUROPA LEAGUE

Fotot: FCShkupi/fb
Kukësi e Teuta mposhten thellë, Laçi e Shkupi me gjasa
11 July, 2019 @20:56
Kanë përfunduar ndeshjet e të gjitha ekipeve shqiptare sot në kuadër të raundit të parë kualifikues të Europa Ligës.
Shkupi, mund të thuhet që ka arritur rezultatin më të mirë të ditës, pasi që në mysafirllëkun në Yerevan, ka barazuar 3-3 ndaj Pyunikut dhe javën tjetër i pret armenët në Shkup me mundësi të mirë kualifikimi tutje.
Shkupjanët ishin në disavantazh 1-0, kthyen rezultatin në 1-3, për të pësuar dy herë në fund për 3-3 përfundimtare.
Në anën tjetër, Laçi ishte shumë afër fitores ndaj Hapoel Beer Shevas nga Izraeli. Golin e shënoi ish sulmuesi i Dritës, Kyrian Nwabueze 1-0 por izraelitet barazuan 12 minuta para fundit me Gal Levin për 1-1 përfundimtare.
E Teuta dhe Kukësi pësuan thellë nga rivalët e tyre si mysafir. Derisa Teuta ishte e pafuqishme ndaj Ventspilsit letonez duke u mposhtur 3-0 si mysafir, Kukësi me rezultat të njëjtë ka pësuar nga Debreceni hungarez, 3-0.