XABI ALONSO

Xabi Alonso duke u prezantuar te ekipi i tij i fëmijërisë. Tash kthehet si trajner/ Foto: Real Sociedad Official/ fb
Kthehet në shtëpi, si trajner
11 July, 2019 @8:36
Ish mesfushori i Real Sociedadit, Liverpoolit, Real Madridit e Bayern Munchenit, Xabi Alonso, është kthyer te ekipi i tij ku nisi karrierën dhe i doli emri, si trajner.
Real Sociedad i ka besuar ekipin B Alonsos dhe e ka prezantuar 37 vjeçarin si kthim ikone në klub.
“Shumë bukur dhe shumë veçantë,” ka thënë Alonso gjatë prezantimit. ”Çdo gjë që kam jetuar ka lindur këtu, së pari në Sanse pastaj edhe në ekipin e parë.”
Alonso ka bërë 124 paraqitje për Sociedadin gjatë karrierës së tij, duke i kualifikuar në Ligë të Kampionëve 2003/04, e në stinorin tjetër e fiton atë me Liverpoolin 2004/05.
Fituesi i Botërorit 2010 me Spanjën është kthyer si trajner në shtetin e tij, ku fillimisht punoi me moshat U13 të Real Madridit.