FAZA E PARË E SHITJES SË BILETAVE

UEFA: Rekord kërkesë për biletat e EURO2020
9 July, 2019 @15:13
Në fazën një mujore të shitjes së biletave për ndeshjet e EURO 2020, UEFA-ja ka raportuar rekord-kërkesë nga tifozët rreth Evropës.
Mbi 14 milionë kërkesa janë pranuar te sistemi online i UEFA-së për blerjen e biletave për evropianin e radhës, që do të zhvillohet prej 12 qershorit deri më 12 korrik të vitit të ardhshëm në 12 qytete të ndryshme të kontinentit të vjetër.
Më së shumti kërkesa janë bërë për stadiumin e Londër, Mynih dhe Amsterdam.
ORARI, NDESHJET dhe TABELAT DREJT EURO2020
Finalja e EURO 2020 që do të luhet në Wembley ka pranuar 1.3 milionë kërkesa, ndërsa dy gjysmëfinalet që gjithashtu do të luhen në Wembley kanë pranuar 1.5 milionë kërkesa nga tifozët anë e mbanë Evropës.
Ende asnjë ekip s’ka siguruar pjesëmarrjen në EURO 2020, ndërsa faza e parë e shitjes së biletave përfundon këtë të premte, për të vazhduar me fazën tjetër të shitjes pas shortit të grupeve në fund të nëntorit të këtij viti.
ORARI, NDESHJET dhe TABELAT DREJT EURO2020