XHERDAN SHAQIRI

Foto: liverpoolfc.com
Klopp raporton për Shaqirin
9 July, 2019 @11:29
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar se Xherdan Shaqiri është ende i lënduar.
Futbollisti ofanziv i Zvicrës që iu kthye dje stërvitjeve në Melwood me ekipin për stinorin e ri, ende nuk është plotësisht i shëruar nga lëndimi i pësuar më 9 qershor në përballjen ndaj Anglisë.
“Shaq është ende i lënduar nga ndeshja me reprezentacionin dhe do të merr kohë deri sa ai të këndellet,” ka bërë të ditur faqja zyrtare e Liverpoolit, duke transmetuar fjalët e trajnerit gjerman të kampionit aktual evropian.