DRITA FC

Foto: prishtinafc/arkiv
Çon në 6 numrin e përforcimeve dhe paralajmëron të shtatin
10 July, 2019 @8:40
Mesfushori i ri dhe i talentuar i Prishtinës U21, që së fundi ka qenë i huazuar te KEK-u, Donat Hasanaj është anëtar më i ri i Dritës.
Ish kamponia nga Gjilani ka prezantuar dje futbollistin e talentuar që mund të luajë si në mbrojtje ashtu edhe në qendër të mesfushës pa problem, si përforcim të radhës për ekipin.
Hasanaj që në shtator do t’i mbush të 21-tat e tij me 185 centimetra gjatësi dhe me përvojën e fituar edhe nga ftesat me Kosovën U21, pritet të jetë njëri ndër lojtarët që do të kontribuojë në sukseset e radhës për Dritën.
Ndërkaq, pas prezantimit të Hasanajt përmes kësaj videoje, faqja zyrtare u ka thënë adhuruesve të jenë gati për prezantimin e radhës, që pritet të jetë sulmuesi brazilian Gilberto Fortunato.