KUPA E KOMBEVE 2019

Nigeria në fund, e Senegali falë Gueyes - arrijnë gj’finalen
10 July, 2019 @23:25
Nigeria dhe Senegali kanë kaluar çerekfinalet e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Derisa Senegali ka mposhtur Beninin befasues deri tash, Nigeria është dashur të pres momentet e fundit të ndeshjes për të dalë në skenë William Ekong, ashtu që të përcaktohet fituesi i duelit ndaj Afrikës Jugore.
Senegali mposhti Beninin 1-0, kur Idrissa Gueye (69’) shënoi pas pasimit të Sadio Manes, e beninasit në 10 minutat e fundit luajtën me 10 lojtarë, pas skuqejes së Olivier Verdonit dhe më nuk kishin fuqi për më tepër.
Për Senegalin kjo është gjysmëfinalja e parë e arritur pas 13 vitesh.
E te Nigeria vendimtar është treguar William Troost-Ekong që shënoi një minutë para fundit të ndeshjes (89’) për përcaktuesen 2-1, pasi që Bongani Zungu kishte barazuar (71’, 1-1) pas avantazhit të fituar të nigerianëve me Samuel Chukwuezen (27’, 1-0).
Super-shqiponjat kanë qenë ekip më i mirë përgjatë ndeshjes, derisa John Obi Mikel qëndroi në bankë pas lëndimit që e kishte pësuar.
Nigeria do të ndeshet me Algjerinë ose Bregun e Fildishtë në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve. Ndërsa Senegali në gjysmëfinale pret fituesin e duelit Madagaskar - Tunis.