GRUPI H KUALIFIKUES

Pamje nga ndeshja e zhvilluar në Loro Boriçi/ TOPSPORTI/ DS
Përcakohet stadiumi për ndeshjen Turqia-Shqipëria
11 July, 2019 @19:25
Përballja ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, që mund të tregohet vendimtare për skuadrat në kualifikime për EURO 2020 do të luhet në Stamboll, ka vendosur Federata e Futbollit të Turqisë.
Turqia, që gjatë kualifikimeve luan në disa stadiume, së fundi ka zgjedhur qytetin ku do të jetë nikoqire në përballjen ndaj kuqezinjëve më 11 tetor 2019.
ORARI, NDESHJET dhe TABELA DREJT EURO2020
Duke ditur numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Turqi si dhe mundësinë e udhëtimit pa viza të kosovarëve atje, atëherë numri i tifozëve që do të jetë aty pritet të jetë tepër i madh.
Turqia ndeshjen ndaj Andorrës e ka luajtur në Eskishehir. Atë ndaj Francës në Konja. Ndërsa ndeshjet e tetorit ka vendosur t’i zhvillojë në Stamboll, në stadiumin e Fenerbahçes, Sukru Saraçoglu.
ORARI, NDESHJET dhe TABELA DREJT EURO2020
Shqipëria ishte mposhtur nga Turqia në ndeshjen e parë kualifikuese për EURO 2020 në Shkodër 0-2.
Aktualisht punët në Grupin H janë mjaft të përziera dhe secila skuadër llogaritet të ketë gjasat e veta për të kalkuluar në një kualifikim të mundshëm për dy vendet e para, posaçërisht pas humbjes së Francës në përballje ndaj Turqisë dhe fitores së Islandës ndaj Turqisë.
Tre të parat e grupit, Franca, Turqia dhe Islanda kanë nga 9 pikë, ndërsa Shqipëria është e katërta me 6 sosh.
ORARI, NDESHJET dhe TABELA DREJT EURO2020
Sidoqoftë, para kësaj ndeshjeje Shqipëria do të ketë dy teste mjaft të vështira, pasi që në shtator udhëton më Francë dhe pret Islandën, potencialisht në Arenën Kombëtare, gjë që nuk është caktuar ende.
Nëse Arena Kombëtare në Tiranë nuk përfundon deri në fund kompletimin e saj dhe marrjen e lejes për ndeshje nga UEFA, atëherë kuqezinjtë e drejtuar nga Edy Reja mund të luajnë në Elbasan Arena duelin ndaj Islandës.