PROJEKTI I RI KROAT

Fotot: Jutarnji/fb
Stadium me 5 yje për Kroacinë
12 July, 2019 @14:58
Nënkampionia aktuale e Botës, Kroacia, pritet të bëhet me stadium më modern në botë, që do të ketë pesë yje.
Jutarjni List ka bërë të ditur sot se stadiumi i ri do të ndërtohet në lokalitetin pranë stadiumit të NK Goricas në Zagreb, ndërsa do të ketë hapësirë prej afro 400 mijë metra katrorë, me mundësi rritjeje deri në 600 mijë.
Stadiumi pritet të përfundojë në vitin 2023, ku në vjeshtë mund të vitit të cekur të luhet edhe ndeshja e parë aty. Çmimi për ndërtimin e këtij stadiumi minimalisht është llogaritur të jetë 50 milionë euro, ndërsa maksimal 105 milionë euro - varësisht prej materialit.
Arkiekti Mirsad Mustedanagic nga Karlovaci ka bërë projektin ideor, por nuk është thënë se ky do të jetë edhe versioni përfundimtar i saj.
Stadiumi pritet të ketë 35 mijë ulëse, që mund të përdoret në dy gjysma, varësisht prej ndeshjeve. Pra, stadiumi sipas nevojës do të shfaqet me 19 mijë ulëse e pjesa tjetër lëshohet në rast të një ndeshjeje që ka interesim shumë të madh.
Ky objekt është llogaritur të mbushet me njerëz për maksimalisht 15 minuta gjatë ngjarjes, ndërsa të zbrazet maksimalisht për 5 minuta. Do të ketë 30 ashensorë aty.
Gjithashtu, stadiumi do të ketë rezervuare që do të mbledhin ujin e shiut që bie, për të shfrytëzuar atë për ujitje të vazhdueshme të stadiumit, pa harxhuar mjete shtesë. Për mysafirët VIP do të ketë edhe parking për 400 kerre në garazhën speciale të stadiumit.