HIDHET POSHTË ANKESA E SKËNDERBEUT

CAS jep vendimin, Skënderbeut gjobë milionëshe dhe përjashtim
12 July, 2019 @13:28
Skënderbeu është fajtor për rregullim rezultatesh. Kështu ka vendosur CAS (Tribunali i Arbitrazhit Sportiv) pasi që ka publikuar vendimin, pas ankesës së klubit korçar.
Skënderbeu mbetet jashtë garave evropiane për dhjetë vitet e ardhshme dhe merr gjobë prej 1 milionë eurosh për shkak të fiksimit të rezultateve, shkruan në vendim.
CAS ka hedhur poshtë ankesën e Skënderbeut, dhe tashmë Vendimi është i plotëfuqishëm.