TRAJNERI I RI I VËLLAZNIMIT

Foto: KFVellaznimi/fb
Sadat Pajaziti merr timonin e Vëllaznimit
14 July, 2019 @16:07
Ish trajneri i Dritës dhe Gjilanit, Sadat Pajaziti, është emëruar trajner i Vëllaznimit në Ligë të Parë të Kosovës.
Njoftimin e ka zyrtarizuar para pak çastesh ekipi gjakovar, ndërsa i ka uruar sukses trajnerit në fjalë në detyrën e tij të re.
“KF Vëllaznimi dhe trajneri i njohur Sadat Pajaziti arritën marrëveshje bashkëpunimi për një vit. Pajaziti do t’i prijë skuadrës së Vëllaznimit në edicionin 2019/20,” ka shkruar njoftimi i klubit kuqezi nga Gjakova.
Vëllaznimi ishte shumë afër të kthehet në Superligë këtë edicion, por u mposht në ndeshjen e barazhit nga Trepça’89. Në stinorin e radhës, synimi i Vëllaznimit mbetet i njëjtë - Superliga.