MESFUSHORI I NJOHUR

Artim Shaqiri, derisa drejtonte Kukësin/ foto: arkiv
Artim Shaqiri trajner i Flamurtarit
13 July, 2019 @16:42
Ish reprezentuesi i Maqedonisë Veriore, Artim Shaqiri, që u bë i famshëm si lojtar me golin e tij të shënuar ndaj Anglisë në kualifikime, është emëruar trajner i ekipit të Flamurtarit të Prishtinës në Superligë.
Shaqiri 45 vjeç do të merr timonin e skuadrës prishtinase, pas aventurave të tij me Shkëndijën e Tetovës dhe Kukësin më parë.
Sipas trajnerit të ri të ekipit kuqezi nga Dragodani, ekipi i tij do të synojë mbijetesën në Superligë në sezonin e radhës 2019/20 dhe të punojë për krijimin e konkurrencës në ekip dhe ndërtimin e një ekipi për të ardhmen e klubit.