COUPE DE LA LIGUE

PSG fiton Kupën e ligës së Francës
1 April, 2018 @10:52
Paris Saint Germain, duke e mposhtur Monacon me rezultat 3-0, arriti të fitojë Kupën e Francës.
Golin e parë në ndeshje shënoi Edinson Cavani në minutën e tetë nga pika e bardhë, ndërsa epërsinë e dyfishoi argjentinasi Angel Di Maria në minutën e 21-të dhe kështu u mbyll pjesa e parë.
Ndërsa goli i tretë dhe i fundit i ndeshjes erdhi përsëri nga Cavani në minutën e 85-të.
PSG për herë të pestë radhazi është duke e ngritur Kupën e Francës, derisa në total i kanë të fituara 7 kupa.