GAZETAT TIRANASE
Ramadani drejt Superiores?
26 December, 2017 @9:26
Trajneri që bëri kampion në stinorin e kaluar Trepçën’89 në Superligë të Kosovës, Zekirija Ramadani, mund të merr drejtimin e kampionit aktual të Shqipërisë.
Panorama Sport ka bërë të ditur sot se kreu i klubit të Kukësit ka takuar shkupjanin Zekirija Ramadani për të mbushur karrigen e zbrazët të Armatës së Veriut.
Ramadani këtë stinor e nisi me Trepçën’89 dhe pastaj kaloi te Ferronikeli, ku me të përfunduar stinori vjeshtor, nuk vazhdoi me kryesinë e re të klubit nga Drenasi.
Derisa Ramadani është trajner i lirë për momentin, Kukësi në kërkim të një trajneri jo nga Shqipëria, ardhja e Ramadanit duket një mundësi reale, natyrisht që arrihen marrëveshjet tjera mes kreut të klubit dhe trajnerit në fjalë.