DEKLARATA E GUARDIOLËS
Pep: Aguero është legjendë, vendos vetë!
24 December, 2017 @8:50
Përfoljet për largimin e yllit të Manchester Cityt, Sergio Aguero, në afatin kalimtar të janarit dhe mosstartimi i tij në 11-shen e ekipit në çdo ndeshje, ka qenë pytja e ditës që i u bë trajnerit Pep Guardiola, që po shënon rekord pas rekordi me Manchester Cityn.
“I kuptoj lojtarët kur janë në bankën rezervë dhe nuk luajnë,” ka thënë Guardiola, shkruan BBC Sport.
“Mirëpo, ndonjëherë mendoj se edhe Gabriel Jeses meriton të jetë në 11-she, sikurse edhe Bernardo Silva e Eliaquim Mangala. Nëse nuk janë të lumtur me vendimet e mija - nuk është problem. Me rëndësi është që të respektojnë njëri-tjetrin,” ka shtuar Guardiola.
Ndërsa sa i përket argjentinasit Aguero që ka qenë lojtari i ndeshjes në fitoren e fundit ndaj Bournemouthit, spanjolli ka vazhduar.
“E respektoj shumë, për atë çka ka bërë, çka po bën dhe çka do të bëj. Ai është legjendë dhe do të vendos vetë për të ardhmen e tij, për jetën e tij. Jam thjesht i lumtur që kam një lojtar si ai në ekip dhe Gabrielin në skuadër gjtihashtu,” kanë qenë fjalët e teknikut të Cityt, që aktualisht ka thyer rekordin e Premier Ligës për fitore radhazi.
Pasnesër, City është mysafir i Newcastle United në St James’s Park, në duelin e trajnerëve spanjoll të Premier Ligës.