ARSENAL
Shtohen telashet e Artetës, dy lojtarë të lënduar
1 April, 2021 @16:30
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta njofton që Bukayo Saka dhe Emile Smith Rowe nuk kanë marrë pjesë në stërvitje përpara ndeshjes të së shtunës në Premier League me Liverpool .
Saka u lëndua në barazimin 3-3 të Gunners me West Ham para ndërprerjes me kombëtare dhe nuk luajti për Kupën e Botës për shkak të lëndimit të muskulit.
“Bukayo nuk është stërvitur ende me ekipin. Ai ka bërë disa punë individuale”, tha Arteta.
Ndërkohë, Smith Rowe, pësoi një lëndim në kofshën gjatë humbjes së Anglisë 2-0 nga Portugalia në Kampionatin Evropian U-21 të dielën.
“Emile ka disa shqetësime në kofshë dhe kjo është arsyeja pse vendosëm ta mbajmë atë jashtë.“Do të flasim me mjekët dhe fiziot dhe do të shohim nëse ai është në dispozicion për trajnim nesër.”,shtoi trajneri.
Arteta është mbështetur te të dy të rinjtë për të siguruar skuadrën e tij me kreativitet dhe avantazh në këtë sezon, ata kanë kontribuar me 20 gola duke përfshirë edhe asistimet.