Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MESTALLA

Sekonda e fundit vendos

Sekonda e fundit vendos


30 November, 2014 @22:56

Sergio Busquets ka shënuar pas 14 muajve për Barcelonën, derisa goli i tij i ka dhënë fitore tejet të rëndësishme ekipit katalonas për tre pikët e radhës. 

Valencia e Shkodran Mustafit, që ka qenë për 90 minuta në fushë, ka qenë e pakalueshme për 90 minuta dhe momentet e humbura të ndeshjes. 

Mirëpo, disa sekonda para përfundimit të ndeshjes, me një krosim të mençur Lionel Messi ka gjetur Neymarin që ka parë topin e goditur me kokë të mbrojtur nga 3 metra prej portierit të Valencias, Diego Alves, ndërsa topin e dëbuar e nguliti në portë Busquets - që u bë hero i ndeshjes dhe ia solli tre pikë të vështira Luis Enriques. 

Kjo ka qenë fitorja e dhjetë e Barcelonës në La Liga, derisa me fitore vazhdojnë të mbesin 2 pikë pas Real Madridit lider. 

Valencia ka regjistruar disfatën e dytë me radhë, pas asaj ndaj Levantes në xhiron e kaluar, ndërsa nuk ka shënuar fitore në tre ndeshjet e fundit. 

REZULTATET, TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga