BORUSSIA DORTMUND 5-0 UNION BERLIN
Senzacioni Håland vazhdon, 8 tentime, 7 gola në 3 ndeshje
1 February, 2020 @17:41
Sulmuesi i ri norvegjez, Erling Håland, ka vazhduar të shënojë për ekipin e tij të ri, Borussia Dortmund.
Håland ka shënuar dy golësh sot në fitoren 5-0 [Sancho 13, Håland 18, 76, Reus 68 P, Witsel 70] të Borussia Dortmundit ndaj Union Berlinit.
Me golat e sotëm, Håland ka arritur në shifrën e 7 golave pas vetëm 3 ndeshjeve dhe atë nga vetëm 8 tentime drejt portave kundërshtare, duke llogaritur që sot ka qenë debutimi i parë i tij i plotë për ekipin e tij.