ANDALUZIA
Sevilla nuk ndalet
25 September, 2014 @0:01
Gerard Deulofeu, talenti i Barcelonës, ka shënuar golin e vetëm për ekipin e tij të ri, Sevillën, që dërgon Andaluzianët në krye të tabelës me pikë të njejta me katalonasit.
Deulofeu, që stinorin e kaluar luajti si huazim në Premier League për Evertonin, ka vazhduar serinë e fitoreve të Sevillës - e katërta me radhë - sonte ndaj baskëve të Real Sociedadit.
Ekipi i udhëhequr nga Unai Emery që stinorin e kaluar fitoi Europa League, përkundër se lojtarin më të dalluar të tyre, Ivan Rakitic, ia shiti Barcelonës gjatë verës, po vazhdon me formë të mirë dhe tashmë duke shfrytëzuar gabimet ‘në hapa’ të para disa xhirove të Real Madridit dhe Atletico Madridit, rrëmben pozitën e dytë të tabelës së klasifikimit në La Liga.
Sevilla, testin e vërtetë do ta ketë xhiron e radhës kur i shkon në Vicente Calderon, kampionit aktual të Spanjës, Atletico Madrid.
REZULTATET, TABELA DHE NDESHJET E RADHËS