FRANK DE BOER
Shkarkohet pas 4 ndeshjeve
11 September, 2017 @13:02
Vjen viktima e parë në Premier Ligë sa i përket trajnerëve. Pas vetëm 77 ditëve që u emërua trajner i ri i ekipit, Frank de Boer, është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Crystal Palace.
Palace, humbi katër ndeshjet e para të stinorit në Premier Ligë, edhepse me lojë, të gjithë analistët thonin se ekipi po e tregon veten mjaft mirë dhe fitoret do të vinë me kohë.
Por kjo, nuk i bëri aspak përshtypje krerëve të klubit dhe holandezi De Boer, që për një kohë drejtoi edhe Interin prej se bëri emër në Ajax si trajner, më nuk është trajner i Crystal Palace-it.
Steve Parish, kreu i klubit gjatë këtij muaji kishte thënë për media se starti i ekipit nuk ishte hiq i mirë dhe futbolli është biznes i bazuar në rezultate.