BLEDI SHKËMBI

Shkëmbi: Kishim frikë, me rëndësi ishin pikët
13 February, 2021 @18:31
Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, është shprehur i kënaqur me rezultatin e ndeshjes Besa - Ballkani, ku skuadra e tij fitoi me rezultat 0-3.
Shkëmbi në deklaratën e tij pas ndeshjes tha në përballja të tilla ku terreni është i vështirë për shkak të kushteve, është e rëndësishme fitorja, të cilën edhe e arriti skuadra e tij.
“Të rëndësishme në këto përballje janë pikët dhe futbollistët e arritën një gjë të tillë, pavarësisht terrenit, i cili ishte tejet i vështirë për t’u luajtur. Kishim frikë gjatë gjithë kohës, mirëpo për fat të mirë gjithçka shkoi mirë dhe shpresojmë të jemi të gatshëm për ndeshjen tjetër,” deklaroi Shkëmbi për Art Sport.