KUQEZINJTË NGA TETOVA
Shkëndija garanton €1.4 mln.
31 July, 2018 @21:54
Me sigurimin e fazës së tretë të kualifikime për Ligën e Kampionëve, ekipi i Shkëndijës tashmë në xhep mund të thuhet që ka 1.4 milionë euro të ardhura nga sistemi distribuiv i UEFA-së për ekipet pjesëmarrëse aty.
260 mijë euro për pjesëmarrje, 280 mijë euro për raundin e parë, 380 mijë euro për raundin e dytë dhe tash 480 mijë euro për arritje në raundin e tretë kualifikues - do të bëjnë Shkëndijën e Tetovës ekip me buxhet të majmë - pa llogaritur të ardhurat tjera që mund të ketë ose sukseset e mëtejme.
Kjo shumë do të arkëtohet te ekipi kuqezi i Tetovës, në rast të eliminimit nga Salzburgu në xhiron e tretë kualfikuese të Ligës së Kampionëve.
Salzburgu do të jetë vendas në përballjen e parë të xhiros së tretë kualifikuese më 8 gusht, ndërsa dueli i kthimit do të luhet më 14 gusht në Shkup.