TREPÇA

Shkupolli shkëlqen në fitoren e parë
31 August, 2013 @18:55
Mesfushori Visar Shkupolli ka qenë lojtari i ndeshjes së sotme ku Trepça arriti fitoren e parë në stinorin 2013/14 të Superligës së Kosovës.
Shkupolli ka shënuar një gol me kokë në minutën e 32-të të pjesës së parë të takimit, pas asistimit të Veton Shabanit, ndërsa në pjesën e dytë Shkupolli në formë sot, ka asistuar për sulmuesin Florent Sejdiu që ka shënuar për rezultatin përfundimtar të takimit 2-0 në të mirë të mitrovicasve.
Kjo ka qenë ndeshja e parë e Trepçës pa trajnerin e dorëhequr Rafet Prekazi, që u udhëheq nga ish lojtari dhe asistenti i trajnerit Sheremet Isufi.
Besa përkundër disa rasteve nuk ka arritur të shënojë gol, duke regjistruar kështu humbjen e parë të stinorit.