VENDIMI I FIFAs
S’ka transfere, FIFA dënon Chelsean
22 February, 2019 @11:26
Chelsea është dënuar nga FIFA me ndalesë transferimi për dy afatet e radhës kalimtare në futboll.
Gjithashtu, ekipi nga Stamford Bridge është dënuar nga FIFA me 460 mijë funta (mbi gjysmë milionë euro) ndërsa Federata e Anglisë me 390 mijë funta.
Krejt kjo pasi që është vërtetuar se Chelsea ka thyer rregullat në afatet kalimtare të mëparme lidhur me transferimin e lojtarëve nën 18 vjet, ka bërë të ditur FIFA sot.
Kjo ndalesë nuk vlen për ekipin e femrave të Chelseat dhe të futsallit. Chelsea ka të drejtë ankese për vendimin e FIFAs brenda tre ditëve.